Futboll La Liga Sport

Portieri i Barcelonës në pritje të së ardhmes së Courtois dhe Alisson

Jasper Cillessen mund të bëhet pjesë e merkatos këtë verë. Portieri i Barcelonës po monitorohet nga disa klube dhe e ardhmja e tij mund të sqarohet kur disa lëvizje të fillojnë të realizohen. Që nga fillimi, ai është në pritje të Thibaut Courtois, i cili është afër kalimit te Real Madrid dhe sipas të gjitha gjasave ky do të jetë destinacioni i tij. Chelsea dëshiron Alisson nga Roma, ose Handanovic, që ka shkëlqyer te Inter për të zëvendësuar portierin belg. Të dy ekipet do ta vlerësonin holandezin si përforcim. Braziliani pritet të nënshkruajë për Liverpool-in brenda 48 orëve të ardhshme, një tjetër ekip që gjithashtu ishte i interesuar për Cillessen. Skuadra angleze kishte menduar gjithashtu për portierin holandez për të zëvendësuar Karius pas gabimeve të tij në finalen e Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar. Gjithsesi ata zgjodhën Alisson, por holandezi sërish është një alternativë për blutë e Londrës.

Duhet të theksohet se Cillessen tha se ishte i lumtur në Barcelonë, por nuk e fshehu dëshirën se ai do të donte të ishte shumë më i rëndësishëm dhe klubi katalanas mund të studionte një ofertë të mirë, rreth 25-30 milionë. Performanca e tij ka qenë e mire te Barça gjatë dy sezoneve të fundit, duke qenë kyç në arritjen e dy titujve të Copa del Rey dhe duke dhënë një performancë shumë të mirë kur i është kërkuar të zëvendësojë Marc Andre Ter Stegen. Paraqitjet me katalanasit e vendosin atë si një mundësi mjaft të mirë për shumë klube të mëdha. Ai ka marrë pjesë në 11 ndeshje këtë sezon (9 në Kupë, një në La Liga dhe një në Ligën e Kampionëve) dhe ka pranuar vetëm tre gola. Statistikat janë mjaft të mira dhe ai ndihet gati për një aventurë të re, ku i garantojnë vendin e protagonistit.

Related posts

Akuza e rëndë ndaj PSG: “Neymar? Nuk dihet në është i PSG-së apo Qatar-it?”

Q.Autor

AKUZOHET PËR 4 PËRDHUNIME/ Gjykata refuzon lirimin, mbrojtësi i Manchester City-t mbetet në burg

Delo.autor

SUPERIORE/ Në Shkodër luhet klasikja mes Vllaznisë dhe Tiranës, Durrsakët kërkojnë vazhdimësinë

Delo.autor

Leave a Comment