Futboll Sport

Mbappe i pangopur: Do të jemi më të fortë më 2022

Vetëm disa ditë pas triumfit në Kupën e Botës, Kylian Mbappe ka filluar të mendojë për turneun e ardhshëm pas katër viteve. “Kjo është një ndjesi e papërsëritshme, të cilën dua të përjetoj përsëri,” shprehet lojtari për kanalin francez TF1.

“Prandaj do të rikthehemi më 2022. Madje edhe më herët, në Euro 2020. Të jesh një lojtar i nivelit të lartë do të thotë të jesh gjithmonë uritur për fitore, nuk duhet të shohësh se çfarë ke, por çfarë mund të marrësh.”

Ekipi i futbollit francez ka triumfuar 4-2 ndaj Kroacisë në finalen e madhe të Moskës dhe Mbappe ishte një nga golashënuesit.

Ai është shpallur Lojtari i Ri më i Mirë i kompeticionit. “Ishte një ëndërr fëmijërie. Më bëhet qejfi që kemi lumturuar një popull të tërë, diçka që nuk ka çmim.”

Related posts

PRAPASKENA/ Zbulohet e vërteta pse “ylli” i MILANIT refuzoi ofertën 55 milionë euroshe

Isa.Autor

FOTO MË E ËMBËL E DITËS/ Lorik Cana na prezanton me vajzën dy muajshe

F.autor

Real Madrid mendon për zëvendësuesin e Modric, “shënjestron” lojtarin e Totthenham

Sadik.Autor

Leave a Comment