Futboll Sport

Disfatë e dyfishtë për Inter, DËMTOHET Nainggolan dhe mposhtet THELLË nga Sion (VIDEO)

Inter ka pësuar një humbje 2-0 ndaj zviceranëve të Sion dhe kanë humbur Radja Nainggolan për shkak të një dëmtimi gjatë miqësores së pasdites së mërkurë.

Zikaltrit kanë testuar skemën 4-2-3-1 me Nainggolan, Politano dhe Karamoh që kanë luajtur pas shpinës së Lautaro Martinez.

Nainggolan nuk zgjati shumë, ai duhet të zëvendësohej në minutën 24 pas një problemi muskulor. Më tepër është larguar nga loja si masë parandaluese, duke i hapur rrugën një lojtari të Primavera-s Xian Emmers.

Ndeshja përfundoi 2-0 me golat e Neitzke Baltazar. Gjithsesi edhe Inter pati rastet e tij por nuk arriti t’i materializonte.

Related posts

PRAPASKENA/ Cristiano Ronaldo mund të kthehet në “Old Trafford”

Delo.autor

KATASTROFAL/ INTERI “fundoset” nga Parma në “San Siro” (VIDEO)

Isa.Autor

Studimi zbulon rezultatin më tronditës në Kupën e Botës

Sadik.Autor

Leave a Comment