Futboll La Liga Sport

Lewandowski injoron zërat që e lidhin me Manchester United dhe Real Madrid

Robert Lewandowski vazhdon t’i rrëzojë zërat në rritje të transferimit të tij, me sulmuesin e Bayern Munich që ka bërë një vesh të shurdhër ndaj thashethemeve për interesim të Manchester United dhe Real Madridit gjatë Kupës së Botës.

29-vjeçari e ka parë të ardhmen e tij të vënë në pikëpyetje rregullisht gjatë merkatove të fundit, me një lëvizje të madhe të parave, që e shpien larg nga “Allianz Arena”. Real Madridi është parë si një vend i mundshëm për sulmuesin polak, për disa kohë, ndërsa skuadrat e Premier League, si Manchester United dhe Chelsea, gjithashtu, thuhet se janë të etur për shërbimet e tij.

Megjithatë, Lewandowski kurrë nuk ka deklaruar publikisht një dëshirë për ta lënë Bayernin dhe pohon se spekulimet që e rrethojnë atë nuk kanë ndikuar në shfaqjen zhgënjyese për Poloninë, në “Rusia 2018”. Ai i tha “Przeglad Sportowy”:

“Nuk mendova për këtë, sepse unë kam luajtur futboll për shumë vite dhe kjo situatë ka ndodhur me të gjitha transferimet e mia, qoftë nga Znicz në Lech Poznan, ose nga Lech te Borussia Dortmund dhe nga BVB te Bayern Munich. Kam mësuar se si të merrem me këto situata”.

Vendimi i Lewandowski për të bërë Pini Zahavi agjentin e tij të ri në shkurt u konsiderua nga shumë njerëz si një shenjë treguese se ai është i gatshëm të ndërmarrë një sfidë të re. Super agjenti izraelit ka pohuar se polaku po kërkon aktivisht një destinacion tjetër, duke thënë në “Sport Bild”: “Robert mendon se ka nevojë për një ndryshim dhe një sfidë të re në karrierën e tij. Menaxherët e Bayernit e dinë këtë”.

Megjithatë, Lewandowski ka zbuluar se i ka thënë Zahavit të mos e informojë atë për ndonjë interes gjatë Kupës së Botës. Ai shtoi: “Po, ishte pikërisht kështu. Që nga fillimi i fazës së grupit kam vazhduar të përsëris: Mos më shkruaj për asgjë dhe mos thërrit në telefon”.

Trajneri i Bayern Munich, Nico Kovaç, ka folur me Lewandowski rreth planeve të tij të ardhshme dhe ka marrë premtimin nga sulmuesi se nuk do të lëvizë: “Dua t’i mbaj lojtarët këtu, por natyrisht e di se gjërat mund të ndodhin në tregun e transferimeve. Aktualisht, nuk ka asgjë për të raportuar. Unë isha në telefon me Lewandowski dhe ia dhashë mendimin tim. Shpresoj të punoj me të. Ai është një sulmues i klasit botëror, që ka arritur shumë në këtë klub dhe në të ardhmen do të vazhdojë të performojë në këtë mënyrë”.

Related posts

Real Madrid është i interesuar për Neymar? Madrilenët qetësohen me fjalët e lojtarit të ri

Isa.Autor

SEZON PËR TU HARRUAR/ Kalvari i Ansu Fati, operohet për herë të katërt në 6 muaj

Delo.autor

KOMBËTARJA U-18/ Boksieri i talentuar shqiptar siguron medalje bronzi në Kampionatin Europian

Delo.autor

Leave a Comment