Futboll Premier League Sport

Zola kthehet te Chelsea: Për mua kjo është një gjë e mahnitshme

Ish-lojtari i madh i Chelsea, Gianfranco Zola, është kthyer në këtë klub të Premier League si asistent i trajnerit të ri të skuadrës, Maurizio Sarri. Ish-sulmuesi i Italisë kaloi shtatë vjet në “Stamford Bridge”, midis viteve 1996 dhe 2003, duke bërë 312 paraqitje dhe duke shënuar 80 gola.

Kjo periudhë përfshin fitoren e finales së “European Cup Winners’ Cup” 1998 ndaj Stuttgartit, në Stokholm, një nga katër trofetë kryesorë që Zola mori me londinezët perëndimorë. “Për mua kjo është një gjë e mahnitshme, – tha ai për faqen zyrtare të Chelsea. – Unë jam i gatshëm të punoj shumë, sepse do të jetë një sfidë e vështirë, por jam i kënaqur që jam këtu. E përsëris, do të punoj shumë me Maurizio, që të jetë i suksesshëm.

Do të ishte mirë të jem i suksesshëm me Maurizio dhe për klubin, ndaj do të jap më të mirën time, siç kam bërë në të kaluarën, si lojtar. Personalisht jam shumë i kënaqur me sfidën në përgjithësi. Do të doja që ta fillojmë mirë dhe të gjithë jemi shumë të ngazëllyer për këtë aventurë të re. Është një rrugë e gjatë përpara, por ne jemi shumë të kënaqur të shkojmë atje dhe të argëtojmë mbështetësit tanë. Unë e di se ata janë tifozë të mëdhenj, kështu që do të jetë një kënaqësi”.

Related posts

Partizani gjen kundërshtar në Ohër, fikson miqësoren e parë ndaj ekipit maqedonas

Sadik.Autor

MERKATO E BUJSHME/ Florentino Perez gati të sakrifikojë Benzema për të marrë yllin 21-vjeçar…

Delo.autor

MERKATO E VERËS/ Igli Tare përgatit goditjen e madhe, kërkon të “rrëmbejë” futbollistin e Juventus…

Delo.autor

Leave a Comment