Futboll Kategoria Superiore Sport

PARTIZANI – IDRIZAJ/ Nuk është më fshehtësi, ka një problem të madh mes palëve

Nuk është më fshehtësi, Partizani do mbrojtësin e Kamzës, Hektor Idrizajn. Ky i fundit ka luajtur 17 ndeshje si titullar tek ekipi i trajnerit Ernest Gjoka duke qenë lojtar lider. Vlonjati pëlqehet nga trajneri Skënder Gega, por dhe nga drejtuesit e “demave”. Drejtori i Përgjithshëm, Olsi Rama, ka nisur punën për ta bindur dhe me miratimin e numrit një të stolit.

Burime të ndryshme pranë të kuqve bëjnë me dije se skuadra kryeqytetase, më saktë drejtori Rama ka patur një takim me mbrojtësin e Kamzës. Dëshira dypalëshe është që gjithçka të mbyllet me sukses dhe 29-vjeçari të vihet nën urdhrat e teknikut Gega që në janar, por ka një problem të madh.

Kamza ka bllokuar lëvizjen. Në klubin e Kamzës ndihen të ofenduar për faktin që drejtori Rama ka kontaktuar direkt me lojtarin dhe jo me klubin dhe për momentin gjithçka ka mbetur pezull. Në rast se situata ndryshon dhe klubet arrijnë marrëveshjen mes tyre, atëherë Idrizaj do të jetë futbollisti më i ri i Partizanit. Mbetet për t’u parë se si do të shkojë një mundësi e tillë.

Related posts

ANALIZA PËR INTERIN/ Icardi mund të mos kthehet më, ja 4 zgjidhjet e klublit “Zikaltër”

Delo.autor

“TOKIO 2020″/ Sportistet kryesojnë listën e medaljeve në Lojërat Olimpike të Tokios

Delo.autor

ZYRTARE/ Juventus arrin të firmos me mbrojtësin 20 vjeçar (FOTO)

F.autor

Leave a Comment