Futboll Sport

Kapiteni i Laçit i sinqertë: Ishim të lodhur në ndeshjen e parë, sot shënojmë gol

Sot, Laçi do të luajë kundër Anorthosis, ndeshje e vlefshme si e kthimit për turin e parë të Europa League. Ky takim do të zhvillohet në orën 17:00 dhe pritet me interes të shihet se cila skuadër do të shkojë më tej. Në ndeshjen e parë, kurbinasit u mposhtën me rezultatin 2-1.

Megjithatë kjo s’e tremb aspak kapitenin Taulant Sefgjini, i cili për Supersport është shprehur tejet optimist për sfidën e sotme. Ai siguron që ekipi bardhezi do të arrijë të shënojë gol. Ka besim te grinta e skuadrës së tij dhe pret gjithashtu edhe tifozët e pranishëm në stadium.

“S’duhet ta nënvlerësojmë apo ta mbivlerësojmë kundërshtarin. Mjafton mos të pësojmë gol. E sigurtë është që do të shënojmë gol.

Ata kanë eksperiencën e vet. Edhe ne i kishim mundësitë. Me grintën që kemi ne, pasi jemi të gjithë çuna të ri, do të japim maksimumin. Duhet të jemi më të saktë para porte. Në ndeshjen e parë ishim të lodhur. E kemi marrë veten dhe fizikisht jemi shumë mirë. Do të japim maksimumin dhe ishalla fitojmë”, ka deklaruar ai.

Related posts

Igli Tare PREZANTON Valon Berishën: Një luftëtar, që nuk dorëzohet kurrë

Isa.Autor

BURG DHE ARREST SHTËPIE/ Përgjimet treguan se lotot funksionojnë edhe në Kategorinë e Dytë

Delo.autor

HEZITOI TË FESTOJË ME PËRSHËNDETJEN USHTARAKE/ Demiral “shpërthen” ndaj lojtarit të Milan… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment