Futboll Premier League Sport

Jo vetëm Higuain e Rugani, Chelsea do edhe liderin e mesfushës Juventine

Transferimi i Cristiano Ronaldos tek Juventusi, detyrimisht i hap rrugë edhe largimeve. Njëri prej atyre që është me valixhe në duar është Gonzalo Higuain për të cilin Chelsea i Mauricio Sarrit prej kohësh ka shfaqur hapur interesin, gjithashtu edhe për Ruganin. Sidoqoftë Blutë e Londrës e kanë fokusuar merkaton e tyre në Itali dhe pikërisht tek bardhezinjtë.Dëshira e radhës e klubit londinez është Miralem Pjanic. Mediat italiane raportojnë se mesfushori të mërkurën ka darkuar në Milano bashkë me menaxherin e tij i cili është edhe menaxhari i Sarrit.

Një takim surprizues duke parë se kush janë protagonistët e kësaj darke dhe që mund hapë skenare të reja. Është pikërisht menaxheri i boshnjakut që mund të bindë Pjaniç të transferohet tek Chelsea.

Kalimi i mesfushorit në radhët e Bluve të Londrës është një operacion i mundshëm pavarësisht se klubi londinez për rolin që mbulon boshnjaku vetëm pak ditë më parë zyrtarizoi ish lojtarin e Napolit Jorginho. Deri më tani për Pjanic dy kanë qënë skuadrat në garë që kërkojnë te kenë në dispozicion shërbimet e tij, Barcelona dhe Manchester City, ndërkohë tashmë shtohet edhe Chelsea. Për momentin Juventus nuk i gatshëm të lejojë largimin e Pjanic, gjithsesi nëse në dyert e tyre paraqitet ndonjë ofertë konkrete atëherë situata edhe mund të ndryshojë.

Related posts

“AIR ALBANIA” KTHEHET NË MAKTH/ Partizani merr vendimin drastik, ja ku do të luajë ndaj “Durrsakëve” (FOTO)

Delo.autor

REAL MADRID NË KRIZË/ Drejtuesit e “Los Blancos” marrin vendimin për Zidane

Delo.autor

KUPA E BOTËS/ Peruja befason Australinë shënon golin e parë ndaj “kangurve”

Sadik.Autor

Leave a Comment