Futboll Seria A Sport

NGA DONNARUMMA TEK CALHANOGLU/ Milanin e mbajnë “peng” 7 kontrata

Sezoni pozitiv nuk mun det të nxjerrë në plan të dytë çështjen e kontratave te Milani pasi janë të paktën dhjetë futbollistë të cilëve u skadon kontrata në muajt në vijim dhe vitin e ardhshëm. Në krye të listës qëndron Xhanluixhi Donaruma të cilin klubi nuk mund t’i lejojë vetes që ta humbasë pa asnjë përftim. Dëshira për rinovim është nga të dyja palët.

Portieri arkëton 6 milionë euro, teksa drejtuesit i ofrojnë një kontratë 5- vjeçare me nga 7.5 milionë euro në sezon. Rritja nuk e kënaq menaxherin Raiola që mund të detyrohet të pranojë, por me kusht që akordi të jetë për dy vite dhe duke përfshirë një klauzolë largimi.

Tema të forta diskutimi këto dy aspekte, për të cilat duhet gjetur zgjidhja pasi Donaruma që tani është i lirë të nënshkruajë me këdo që dëshiron dhe ofertat me 8 shifra nuk i mungojnë.

PEZULL – Situatë analoge për Hakan Çalhanoglunë që thuhet se ka refuzuar disa oferta vetëm për t’i dhënë kohë Milanit. Klubi ka arritur t’i propozojë deri në 4.5 milionë euro ndërsa turku kërkon 5 plus bonusesh që tashmë janë kthyer në modë për çdo kontratë.

Disi më komode çështja për Zlatan Ibrahimoviçin, 7 milionë eurot e rrogës të të cilit janë një përjashtim që te “Djalli” janë të lumtur që ta bëjnë. Në rastin e tij diskutimet mund të presin fundin e sezonit dhe me Champions-in e siguruar gjithçka do të jetë më e lehtë.

Kualifikimi europian do të jetë vendimtar edhe për qëndrimin e Mario Manxukiçit. Deri në fund të kampionatit ai do të ketë arkëtuar 1.8 milionë euro, të cilat do të shndërrohen në 4 milionë për sezonin 2021-’22 në rast se kroati dëshmon me fakt se mund t’i bëjë punë Piolit.

PËRGJIGJET POZITIVE – Po zhvillon supersezon me Milanin dhe, sipas të përditshmes “La Gazzetta dello Sport”, drejtuesit kuqezinj kanë nisur punën për kontratën e re të Frenk Kesit. Sipas të njëjtit burim, ata i kanë bërë edhe një ofertë mesfushorit nga Bregu i Fildishtë, kur përfshihet një akord 5-vjeçar nga i cili do të përfitojë 3 milionë euro në sezon.

Kjo ofertë e kënaq shumë mesfushorin, megjithatë ka ende detaje që duhen diskutuar. Kalabria dhe Romanjoli janë dy kontrata të tjera që rezervojnë risi. Mbrojtësi i djathtë duhet të kalojë pa shumë probleme te 2 milionë eurot në sezon, ndërkohë që aktualisht përfiton 1.2 milionë. Edhe me Romanjolin nuk priten vështirësi akordi, pavarësisht se ai pret që paga e tij vjetore prej 3.5 milionë eurosh të ketë një rritje, sado e lehtë qoftë.

Related posts

LIVE/ Skënderbeu-Tirana: Zhbllokohet supersfida, bardheblutë në avantazh (VIDEO)

Isa.Autor

PRANË ZYRTARIZIMIT/ SAVIC në janar kalon tek ky SUPER KLUB I EUROPËS

Isa.Autor

KOSOVË-GREQI/ Pritet të jetë një përballje e luftuar nga të dyja ekipet (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment