Futboll Seria A Sport

NË UDHËKRYQ/ JA 3 destinacione për të ardhmen e Ajetit, mbrojtësi duhet të vendosë

Rreth së ardhmes të Arlind Ajetit qarkullojnë shumë zëra. Qendërmbrojtësi i kombëtares shqiptare kartoni i të cilit është në zotërim të Torinos, ka përfunduar në axhendën e klubit të sapongjitur në ligën e parë franceze Nimes Olimpik. Prej kohësh drejtuesit “Granata” kanë bërë publike që 25-vjeçari nuk është më në planet e tyre, ndërkohë që nga elita e futbollit francez interes ka shfaqur Nimes.

Sigurisht që drejtuesit e klubit të sapongjitur në elitë nuk plotësojnë parametrat e duhura për blerjen përfundimtare të Ajetit, që gjithashtu ka një pagë të lartë krahasuar me standartet e klubit të vogël francez. Megjithatë kjo nuk i ka penguar drejtuesit e Nimes që të hyjnë në bisedime me drejtuesit e Torinos për të arritur një marrëveshje, qoftë kjo edhe në formulën e huazimit.

Nga ana tjetër Crotone kërkon ta ketë sërish lojtarin në dispozicion pasi kanë mbetur të kënaqur nga performanca e tij gjatë sezonit që lamë pas, gjithashtu në garë për shërbimet e 25-vjeçari është edhe Frosinone, skuadër ku ka luajtur edhe më parë. Kërkesa jo vetëm brënda italisë, por edhe jashtë saj. Mediat italiane raporotjnë se për mbrotjësin kuqezi e interesuar është edhe një skuadër polake, por që për momentin nuk bëhet i ditur emri.

Related posts

Neymar: Ka raste që e teproj

Sadik.Autor

Presidenti i Beneventos vendos për Ledian Memushaj

Q.Autor

Super skedina për sot, ja si ti luani ndeshjet e Botërorit

Isa.Autor

Leave a Comment