Futboll Premier League Sport

Klopp jep alarmin: Një çmenduri, s’mund të vazhdohet kështu

Liverpool do ta nisë kampionatin e ardhshëm të Premier League kundër Ëest Ham, Crystal Palace, Brighton dhe Leicester para se lojtarët e Klopp, që luajnë me kombëtaret respektive, të grumbullohen për ndeshjet e radhës.

Ata që luajnë me kombëtaret europiane do të luajnë në Nations League, që fillon në shtator dhe më pas ka ndeshje në tetor dhe nëntor, për t’u mbyllur në qershor me gjysmëfinalet dhe finalen.

Klopp ka thënë: “Kemi katër ndeshje para takimeve të kombëtareve. Këtë herë do të jetë Nations League. Shumë mirë, shumë argëtuese! Nuk dua të bëj politikë, por nëse nuk i japin fund këtyre ndeshjeve, atëherë të gjithë këta lojtarë që luajtën në Kupën e Botës duhet të luajnë përsëri. Nuk e kuptoj çfarë po bëjnë”.

“Kemi patur katër lojtarë në gjysmëfinalet e Kupës së Botës, që është një gjë e përballueshme. Tottenham kishte nëntë lojtarë në gjysmëfinale. Nuk ia kam idenë si do ia bëjnë. Është një sfidë e madhe. Kjo situatë duhet të ndryshojë”.

“Lojtarët marrin pjesë në Kupën e Botës, më pas vjen Nations League, për të cilën do të zhvillohet një finale verën e ardhshme. Kjo është një çmenduri. Çdo kompeticion ka marrë një rëndësi të veçantë tani në futboll dhe ne duhet të grumbullojmë kockat e tyre në fund, pak a shumë”, ka thënë trajneri gjerman.

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja Partizani-Flamurtari, nis pjesa e dytë. Rezultati 1-0

Delo.autor

Sulmuesi i Barcelonës monitorohet nga skuadrat angleze

Sadik.Autor

Real Madrid gjen portierin, do të shpenzojë 100 milionë euro

Sadik.Autor

Leave a Comment