Futboll Shqipëri Sport

SIMPATIZON KHABIB/ MAVRAJ “harron” Izraelin, thumbon McGREGORIN: A u bë IFTARI?

Kapiteni i Shqipërisë Mërgim Mavrah ka lënë mënjanë mendimet për sfidën kryesore me Izraelin ditën e diel dhe është kthyer te beteja midis dy luftëtarëve të UFC-së Conor McGregor dhe Khabib Nurmagomedov.

Qendërmbrojtësi, një besimtar i devotshëm mysliman është ndjerë i revoltuar me sjelljen e kampit të irlandezit ndaj kundërshtarit rus Nurmagomedov, duke e fyer këtë të fundit për besimin islam dhe vendlindjen Dagestanin.

Rusi arriti ta poshtëronte irlandezin duke i dhënë një “leksion” të mirë për ofendimet e bëra.

Mavraj ka thumbuar humbjen dhe largimin nga ringu të McGregorit me anë të një postimi në “Instagram”.

“A u bë iftari?” shkruan Mavraj.

 

Postimi i Mavrajt

 

Related posts

“HISTORIA TASHMË PO PËRSËRITTET”/ Ankohet Espanyol, Bare kthehet sërish i dëmtuar

Delo.autor

Maradona e injoroi, Montella i përgjigjet

Q.Autor

“KA QENË NJË SEZON I ÇUDITSHËM”/ Ish-lojtari i Barcelonës: Vendim i drejtë anulimi i “Topit të Artë”, mund ta kishte fituar….

Delo.autor

Leave a Comment