Futboll Sport

PO SHKËLQEN/ Bakaj abonohet me golin, shënon 3 herë në 7 ditë

Bjellorusët e Shakhtar Soligorskut siguruan kualifikimin për në turin tjetër të Europa Leagues, ndërsa një kontribut të rëndësishëm dha edhe sulmuesi shqiptar Elis Bakaj.

Ky i fundit shënoi në të dy takimet ndaj uellsianëve të Connah, edhe në fitoren 1-3 në Uells, edhe në fitoren 2-0 në Bjellorusi.

Në sfidën e sotme Bakaj ekzekutoi saktë një 11-metërsh, ndërsa ky është goli i tretë për sulmuesin shqiptar, që shënon brenda 7 ditësh për Shakhtar Soligorskun.

Në turin e ardhshëm, skuadra bjelloruse do të përballet me polakët e Lech Poznanit.

Related posts

PAULO DYBALA NË GJURMËT E ICARDIT/ Ylli i Juventus merr pushime të detyruara, ja arsyeja

Delo.autor

E BUJSHME/ Juventusi interesohet sërish për mbrojtësin e gjigandëve spanjoll…

Delo.autor

E BUJSHME NGA FRANCA/ Kriza nga koronavirusi, klubi i madh francez kërkon pronarë të rinj

Delo.autor

Leave a Comment