Futboll Sport

U eliminua nga Maribori, por mediat sllovene i bëjnë elozhe Partizanit

Pavarësisht humbjes, mediat sllovene kanë komplimentuar skuadrën e Partizanit për lojën që ka zhvilluar në ndeshjen e djeshme ndaj Mariborit, edhe pse ka pësuar dy gola.

“Mirupafshim Partizani, përshëndetje Çikura”, është titulli i gazetës “Veçer”, që i referohet edhe kundërshtarit të radhës se skuadrës së Mariborit, që është ekipi nga Gjeorgjia.

Ndërkohë që mediat e tjera sllovene u referohen deklaratave të stafit teknik të Mariborit, të cilat bëjnë me dije se të kuqtë kanë luajtur më mirë se në Tiranë.

“Jam shumë i lumtur që arritëm të kalonim në turin tjetër. Edhe pse shënuam dy gola, kjo nuk ishte aspak e lehtë përballë Partizanit, që ashtu siç e kisha thënë edhe para takimit, do na e bënte punën të vështirë. Mund të them se kanë luajtur më mirë se në ndeshjen e parë dhe për këtë duhen komplimentuar. Ne tani duhet të shohim përpara”, ka thënë trajneri Milaniç në konferencën e pasndeshjes.

Ndërsa 7 mijë tifozët e pranishëm në shkallët e stadiumit kanë duartrokitur skuadrën e kuqe për lojën e zhvilluar, si dhe tifozët për mbështetjen që i kanë dhënë skuadrës së tyre, pavarësisht humbjes.

Related posts

RASTE DYSHIMI NË PARTIZANI-TIRANA/ Goli i Çinarit pozicion jashtë loje, “bardheblutë” pretendojnë për dy penallti (VIDEO)

Delo.autor

REZULTAT HISTORIK/ Japonia realizon 14 gola në 93 minuta për kualifikueset e “Katar 2022” (VIDEO)

Delo.autor

“SHUMË I LUMTUR QË I HAPA RRUGË FITORES NDAJ BJELLORUSISË”/ Cikalleshi: Mendoj që kemi bërë gjysmën e punës…

Delo.autor

Leave a Comment