Futboll Sport

NDODH EDHE KËSHTU/ Torres dhe prezantimi më i TRISHTË i historisë së futbollit

Ish-sulmuesi i Spanjës, Atletico Madrid, Chelsea, Liverpool dhe Milan ka nënshkruar për dy vite me ekipin kinez të Sagan Tosu pas dy sezoneve të kaluar në Madrid me bardhekuqtë. Por shprehja që shihet në fytyrën e spanjollit, në fotografinë që ai ka postuar në llogarinë e tij në Twitter, tregon se ai nuk ka qenë shumë i kënaqur.

Torres e ka bërë këtë fotografi në “Tosu Stadium”, që ka një kapacitet prej 24.000 vendesh, por që ka qenë i bodhatisur për rastin. Ai ka shkruar: “Po njihem me stadiumin tim të ri. Le të bashkohemi të dielën që të mbështesim Sagan Tosu!”. Torres duket se ka hyrë në fazën e fundit të karrierës së tij pas 17 vitesh të kaluara në La Liga dhe Premier League. Ai ka fituar Champions dhe Europa League pas transferimit te Chelsea për 50 milionë sterlina.

Ai ka qenë pjesë e skuadrës së Atletico Madrid që u mund në finalen e Champions League nga Real Madrid dy vitge më parë. Tani do të luajë në Champions League-ën aziatike. Sagan, skuadra e tij e re, është themeluar jnë 1997-ën, katër vite para se Torres të debutonte me Atletico-n. Sezonin e kaluar e kanë mbyllur në vendin e tetë, por mbajnë vendin e parafundit aktualisht.

Related posts

KUSHTON 65 MILIONË EURO/ Ylli i Bayern refuzon Guardiolan, tundohet vetëm nga dy klube

Delo.autor

INTER MBETET PRAPA NË MERKATO/ Trajneri Conte ndryshon pozicionin e Perisic, ja skema

Delo.autor

SUPER MILAN/ RABIOT është “DHURATA” e LEONARDOS për GATTUSON në JANAR

Isa.Autor

Leave a Comment