Futboll Seria A Sport

PSG “trullos” BONUCCIN me OFERTËN STRATOSFERIKE, italiani drejtë…

Leonardo Bonucci është shumë afër largimit nga Milani dhe kalimit te PSG, teksa klubi kampion i Francës i ka intensifikuar kontaktet me mbrojtësin italian, për të forcuar prapavijën e vet. Vetëm një vit pas bashkimit me klubin kuqezi, qendërmbrojtësi pritet të largohet nga Milani, pas problemeve të shumta financiare, në të cilat është zhytur.

Edhe pse nuk ka asgjë të mbyllur, marrëveshja mes të dy palëve është shumë afër, sipas “Corriere dello Sport”. Në fakt, ekziston tashmë një marrëveshje mes PSG dhe Bonucci, me këtë të fundit që do të marrë një pagë prej 10 milionë euro në sezon. Menaxheri i ish-lojtarit të Juventusit pati një takim me drejtorët në “Milanello”, të premten e kaluar.

Biseda prej më shumë se katër orësh u bë me Fassone dhe Mirabelli, ku përfaqësuesi i mbrojtësit bëri të qartë ofertën që ka marrë dhe dëshirën e tij për t’u larguar nga Milani. Pas takimit me Milanin, Alessandro Lucci, përfaqësuesi i Bonucci, udhëtoi për në Paris, ku u takua direkt me Antero Henrique, drejtorin sportiv të PSG, prej nga doli me një marrëveshje për pagën dhe kohëzgjatjen e kontratës.

Kapiteni i kuqezinjve në sezonin e shkuar do të marrë kontratën më të mirë të karrierës së tij, 10 milionë euro në sezon, plus bonuset e mundshme për objektivat. Një kontratë që shton mundësinë e të qenit në gjendje për të luajtur sërish Ligën e Kampionëve.

Related posts

“JAM SHUMË KRENAR”/ Granit Xhaka thyen heshtjen për shiritin e kapitenit

Delo.autor

VAZHDON KOLAPSI TEK REAL MADRIDI/ Ish-Presidenti i “Los Blancos” zbulon: Ja kur prezantohet traneri i ri

Delo.autor

“EL PISTOLERO” NË FORMË FANTASTIKE/ 4 gola në 3 ndeshjet e fundit, Suarez mbetet akoma një “përbindësh”

Delo.autor

Leave a Comment