Futboll Sport

SKANDALI/ Klubi RUS refuzon futbollistin me NGJYRË, urdhëri nga ultrasit

Fenomeni i racizmit dominon fuqishëm në futbollin e Europës Lindore, aq sa ka arritur të ndikojë dhe në jetën e shoqërisë dhe futbollit.

Por në kampionatin rus episodi i fundit përbën një skandal të vërtetë. Klubi Torpedo Moscow ka anulluar kontratën me mbrojtësin e ri Erving Botaka-Yoboma pas presionit të ultrasve “Zapad-5” për të mos pranuar rusin me origjinë kongoleze në ekipin tyre. Lajmin e ka dhënë presidentja e skuadrës Elena Yelentseve e cila theksoi se refuzimi i blerjes së lojtarit erdhi nga këmbëngulja e ultrasve rusë.

Grupimi i fanatiksave të Torpedos deklaroi arsyen e tij nëpërmjet një postimi në faqen “Vkontakte”: “E zeza mund të jetë njëra prej ngjyrave të klubit tonë, por duam vetëm të bardhë në radhët tona”.

Ndërsa pronari i skuadrës e ka quajtur të papranueshme vendimin e fundit dhe deklaroi se klubi nuk vendos kritere me bazë ngjyre për të firmosur me futbollistët.

Related posts

E BUJSHME/ Reali me ofertë stratosferike për Kolibalyn, Napoli i kthen përgjigje

F.autor

GJYKON VAR-IN/ Spalletti: Duhet të përsoset me kohën aktuale. Situatat…

Isa.Autor

Carlo Ancelotti: Ende nuk kam vendosur për Italinë

Q.Autor

Leave a Comment