Futboll Sport

5 golat më të bukur nga Jurgen Klopp (VIDEO)

Sot ai është një nga trajnerët më të përfolur, të dëshiruar dhe të fortë në Evropë, edhe pse nuk ka fituar trofetë që meriton. Sigurisht që po flasim për Jurgen Klopp, trajnerin e Liverpool i lindur në vitin 1967, aktualisht nënkampion evrope me The Reds.

Karrierën si trajner e nisi tek ekipi i Mainz, pastaj kaloi 7 vite fantastike në krye të Borussia Dortmund (me të cilën ai gjithashtu arriti në finale të Champions League, e humbur ndaj Bayern) dhe tani këto dy sezone nën drejtimin e Liverpool.

Por çfarë lojtari ka qenë Klopp?

Duhet theksuar se karriera e futbollistike e Kloppo (siç e quajnë atë në Gjermani) nuk ka qenë një nga ato karriera që mbahen mend. E ka nisur aventurën në akademitë e Glatten dhe Ergenzingen, nga 1987 deri në 1990, gjermani ka veshur fanellën e Pforzheim, Entracht II, Viktoria Sindlingen dhe Rot Weiss Frankfurt, por pa luajtur asnjë minutë.

Jurgen Klopp, Mainz … Soccer – Jurgen Klopp – Mainz … 10-12-1999 … Berlin … Germany … Photo credit should read: Marco Kohlmeyer/Unique Reference No. 20639959 …

Duhej të vinte viti 1990, që Klopp, një mbrojtës i fortë dhe shumë i rrezikshëm, të fillonte karrierën e tij futbollistike. 325 ndeshje me Mainzin midis viteve 1990 dhe 2001, duke shënuar 52 gola.

Ai, që karrierën e ka nisur si sulmues, por i spostuar në mbrojtje nga sezoni i 1995-96, nuk e ka humbur kurrë aftësinë për të shënuar. Siç tregohet nga këto 5 kryevepra të shënuara nga gjermani me uniformën e Mainz

Related posts

DËMTIMET KTHEHEN NË MAKTH/ Kombëtaret gjymtojnë Interit, Inzaghit do t’i duhet të bëjë pa titullarin e mbrojtjes

Delo.autor

E FUNDIT/ Ronaldo kontakton Ancelottin, zbulohet arsyeja e bisedës me palëve

Isa.Autor

E ARDHMJA E BERISHËS LARG ATALANTËS/ “Gardiani” shqiptar kërkon akordin me klubin e Serie A…

Delo.autor

Leave a Comment