Futboll Premier League Sport

Pas ardhjes së Alison, flet tekniku Klop: Tani kemi tre portierë klasi

Portieri brazilian, Alison u zyrtarizua përfundimisht si një lojtar i Liverpuli. Tashmë “The Reds” kanë tre portierë duke përfshirë, Loris Karius dhe Simon Minjolet. Portieri gjerman u bë një lojtar “i urryer” për pakë kohë në Liverpul për shkak të gabimeve amatoreske që ai bëri në finalen e “Ligës së Kampionëve” përballë Realit të Madridit.

Por trajneri Klop duket se i ka dhënë krah portierit. “Liverpuli ka nevojë për kualitet maksimal dhe tani kemi tre portierë të mëdhenj, dy prej të cilëve shumë të rinj dhe shumë të talentuar. Karius? Luajti një ndeshje shumë të mirë ndaj Blekbërnit, edhe pse ishte vetëm një miqësore. Duket se ka persona që nuk kanë gabuar kurrë dhe kujtojnë se është për të qeshur të bëjnë zhurmë sa herë që ai prek topin apo bën ndonjë pritje. Mbi të është hedhur shumë baltë”- tha tekniku gjerman. Pavarëisiht fjalëve të Klop në Angli flitet se njëri midis Karius dhe Minjolet do të largohet në këtë merkato.

Related posts

I VENDOS KUSHTE BARCELONËS/ Messi presion klubit: Sillni Neymar në skuadër nëse…

Delo.autor

FIKSOI TË GJITHË ME XHESTIN E TIJ/ Nuk do ta besoni nga ka dalë festimi i golit të Dele Alli

Isa.Autor

RUMANI-GJERMANI/ Kampionët e Botës kërkojnë fitoren në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment