Sport Të tjera

Qerimaj konfirmon lajmin e shumëpritur: Federata e Peshëngritjes më dha medaljen

Erkand Qerimaj i lumtur, peshëngritësi merr lajmin e shumëpritur. Peshëngritësi Erkand Qerimaj i njihet zyrtarisht medalja e bronxit në kampionatin e fundit botëror të zhvilluar në Anaheim në SHBA.

Lajmin e ka dhënë vetë peshëngritësi 29-vjeçar në llogarinë e tij personale në “Facebook”.

“Medalja e bronxit në Botëror! E konfirmuar nga Federata Botërore!”

Qerimaj e mbylli garën në vendin e katërt në të dyja stilet shkëputje dhe dygarësh, por peshëngritësi rumun Dumitru Captari që e përfundoi kompeticionin në vendin e tretë iu hoq medalja e bronxit pasi rezultoi pozitiv në testin anti-doping.

Peshëngritësja shqiptare Romela Begaj u penalizua sërish në këtë kampionat duke humbur medaljen e artë dhe të argjendtë të fituar në Botëror. Ajo u gjet se kishte përdorur substancë të ndaluar në kompeticion.

Related posts

“ASNJËHERË NUK VRAPUAR 21 KILOMETRA”/ Luiza Gega triumfon në Maratonën e Shkupit, më pak garues për shkak të…

Delo.autor

SKANDAL NË MOTO GP/ Yamaha me parregullsi në garë, penalizohet me heqje pikësh

Delo.autor

YLLI I BARCELONËS AKUZON VALVERDEN DHE KLUBIN/ Rrëfehet mesfushori Rakitic: Ndihem i trishtuar…

Delo.autor

Leave a Comment