Futboll Sport

BUFFON OPTIMIST: Mbappe si Messi dhe Ronaldo, po mësoj frëngjisht…

Xhanluixhi Bufon e pret me padurim fillimin e sezonit me skuadrën e tij të re. Italiani thotë se do të japë kontributin e tij për të ndihmuar PSG-në. Gjatë intervistës së tij në rrjetet sociale i ka thurur elozhe talentit francez, Mbape.

“Objektivi im është të ndihmoj PSG-në dhe të jem pjesë e rëndësishme e kauzës së tyre për të bërë rezultate pozitive. Mbape? Jam shumë i lumtur që do të luaj me të, sepse mendoj që ai bashkë me Nejmarin, Mesin dhe Ronaldon janë lojtarët më të fortë në botë për momentin.

Në vitin 2017 më kujtohet që e munda, por ai është përmirësuar akoma më shumë me kalimin e viteve. Parisi? Nuk kam shkuar ende në asnjë restorant italian në Paris, sepse dua të mësoj sa më shumë për Francën. Marr gjithmonë këshilla nga Verrati dhe tani dua të mësoj gjuhën franceze”, tregon ish-portieri bardhezi.

 

Related posts

Formacionet zyrtare: CSKA Moskë – Arsenal

Sadik.Autor

E PAPRITUR/ Trajneri i Atalantës konfirmon BERISHËN: Ka GABUAR më pak se të gjithë…

Isa.Autor

CHAMPIONS/ Barcelona zbavitet pa Leo Messin dhe “shkatërron” Ferencvaros

Delo.autor

Leave a Comment