Formula 1 Sport

Revolucion te Ferrari/ John Elkann presidenti i ri i “kokëkuqes” në vend të Marchionne

Revolucion te skuadra Ferrari, që pritet të ndryshojë presidencën e saj. Duke parë problemet shëndetësore të presidentit aktual Sergio Marchionne, që është operuar në shpatull ditët e fundit, bordi drejtues i “kokëkuqes” ka vendosur që të bëjë disa ndryshime në strukturën e tij drejtues. Louis Carey Camilleri, aktualisht anëtar i bordit drejtus të Ferrarit, do të marrë detyrën e Administratorit të Deleguar, në vend të Marchionne. Ndërsa presidenti i Ferrarit do të jetë John Elkann.

Marchionne do të qëndronte në këtë detyrë deri në mesin e 2019-ës, kur të miratoheshin edhe raportet financiare të 2018-ës, por problemet e tij shëndetësore, të kushtëzuara edhe nga një operacion në shpatull, kanë bërë që ndryshiemt të përshpejtohen. Marchionne ndodhet në krye të Ferrarit prej disa ditesh, kur zuri vendin e Luka di Montezemolo. Nuk pritet të ketë ndryshime të mëdha në grupin e drejtuesve dhe pilotëve për sezonin e ardhshëm.

Related posts

DEKLARATA TRONDITËSE/ Ibrahimovic hodhi GATTUSON në KOSHIN E PLEHRAVE

Isa.Autor

NUK SHËNOI ME PORTËN BOSH/ Tifozët “masakrojnë” Gagliardini: Ju jeni me Juventus…

Delo.autor

TENIS/ Zverev “kampion” i vitit, mposht Medvedev dhe triumfon në “ATP Finals”

Delo.autor

Leave a Comment