Futboll Sport

Telashet për Vllazninë nuk kanë fund, shkodranët paditen nga lojtari i tyre për të shkuar tek Tirana

Sedat Berisha pritet të jetë lojtari i Tiranës për sezonin e ardhshëm. Shqiptari nga Maqedonia ende nuk e ka zgjidhur kontratën me Vllazninë, por për këtë çështje duket se do të vendosë FIFA, me qendërmbrojtësin që e ka çuar çështjen për gjykim.

Kërkesa e Berishës është pagimi i 10 mijë euro rrogë të prapambetura nga ekipi shkodran si dhe lejimin e transferimit të tij tek Tirana që e kërkon me ngulm. FIFA në të tilla raste zakonisht vendos në mënyrë të përshpejtuar për dhënien e leje-kalimit, ndërkohë që për pjesën financiare gjyqi pritet të zgjasë pak më shumë.

Ndërkohë që brenda ditëve në vijim Sedat Berisha do të firmos kontratën me bardheblutë dhe pritet të vihet zyrtarisht nën urdhërat e trajnerit Ze Maria.

Related posts

E FUNDIT/ Akordi Milik-Marseille, gjithçka e kryer. Ja detajet ekonomike dhe formula…

Delo.autor

SERIE A/ Juve mendon për pasuesin e Buffon: Ideja “Perin”, kushton 20 milionë

Sadik.Autor

Harrojeni De Gean apo Nojerin, kjo është pritja më e pamundur

Q.Autor

Leave a Comment