Futboll Sport

NDODH NË FUTBOLLIN SHQIPTAR/ Lushnja del në shitje, por askush nuk do ta blejë ekipin

Ekipi i Lushnjes ka dal prej kohësh në shitje nga Bashkia e qytetit, por deri tani askush nuk është ofruar për të blerë klubin e futbollit.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë kryetari i Bashkisë së Lushnjes njëkohësisht dhe president i skuadrës, Fatos Tushe i cili në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak ka raportuar mbi situatën aktuale të ekipit.

Tushe ka bërë të ditur se buxheti i këtij viti do të jetë rreth 400 milionë lekë (të vjetra), një shumë që sipas tij nëse do të investohej në qytet do ishin bërë mrekullira. Ai ka shtuar se bashkia është e hapur për oferta për privatizimin e klubit të futbollit por deri tani askush nuk ka bërë ndonjë ofertë konkrete për këtë gjë.

Related posts

KORONAVIRUSI/ 61-vjeçari në vdekje klinike është ish-trajneri i kombëtares së boksit

Delo.autor

TREGON DËSHIRËN E DJALIT TË TIJ/ Babai i talentit shqiptar rrëfen: Dua ta shoh djalin tim të veshë fanellën e…

Delo.autor

KLUBI NË PRAG FALIMENTI/ “Xhevahirët” mbajnë peng revolucionin te Skënderbeu, Takaj mes dy zgjedhjeve

Delo.autor

Leave a Comment