Futboll Sport

“NGA ICARDI-LAUTARO TEK RONALDO-MODRIC”/ “Zbërthehet” Javier Zanetti, Zëvendës Presidenti i Interit

Zëvendës Presidenti i Interit, Javier Zannetti ka dhënë një intervistë, teksa preku situatën aktuale të skuadrës zikaltër dhe u ndal të flasë për Ronaldon te Juventus, e “Topin e Artë” të fituar nga Modric.

“Ne jemi me fat që kemi Lautaro, është një surprizë e madhe për mua, sepse unë nuk e njihja atë si person, por e pashë atë të luante dhe më pëlqeu shumë. Ai iu pëlqen edhe njerëzve të Interit. Nuk është e thjeshtë të përshtatesh në kampionatin italian, por ai është duke bërë një punë të shkëlqyeshme dhe do të ketë një të ardhme të madhe. Icardi është një goleador i njohur në botë, ne jemi me fat që kemi atë te Inter dhe mendoj se ai dhe Lautaro përfaqësojnë të ardhmen”, theksoi ish-mbrojtësi zikaltër.

Ndër të tjera Zanetti shtoi se objektivi i Interit mbetet i njëjtë në këtë sezon: të sigurojë një vend për në Champions League.

“Ardhja e Cristiano Ronaldos ishte pozitive sepse ai e rriti interesin e tij në kampionatin italian, është e rëndësishme. ‘Topi i Artë’ për Modric? Mendoj se të gjithë kandidatët e meritojnë. Në fund vetëm një fiton. Për atë që arriti në Botëror dhe me Real Madridin, Modric ishte një nga kandidatët kryesorë dhe e meritoi atë”, vijoi më tej argjentinasi.

Related posts

“San Siro” si lojtar i shtuar për Interin. 110 000 spektatorë për dy ndeshjet e radhës

Isa.Autor

FITON 30 MIJË EURO NË JAVË POR LUAN ME KËPUCË TË GRISURA/ Njihuni me lojtarin “viral” të Premier League

Delo.autor

KUPA E BOTËS/ Ngushtohet diferenca, Salah shënon golin e parë ndaj Rusisë

Sadik.Autor

Leave a Comment