Futboll La Liga Sport

A synon të bëhet trajneri i Barcelonës? Xavi ka një përgjigje prej “fillestari”

Në një intervistë me “Mundo Deportivo”, Xavi Hernandez ka folur për mundësinë e trajnimit të Barcelonës në të ardhmen, kur të dalë në pension si lojtar. “Si trajner, unë jam një i panjohur. Nuk e di nëse i shërbej këtij profesioni. Unë e dua futbollin dhe kam krijuar shumë përvojë në këtë sport, kam shumë informacion dhe gjëra të tjera brenda meje, por kam për ta provuar veten. Si trajner do ta filloj nga zero. Tani është një fazë, kur nuk ka nisur asgjë akoma”, – tha ai.

Në lidhje me thashethemet që u krijuan, se ai ishte në plan për t’u bërë trajneri i ri i Spanjës, Xavi ishte i mprehtë: “Kjo shaka ishte e hidhur. Dikush mbase pëlqen të mendojë për ty, por unë nuk kam licensën e nevojshme për të trajnuar ekipin kombëtar”.

Por, përpara se të bëhet trajner, Xavi duhet “t’i varë këpucët në gozhdë”. Lidhur me këtë moment, ish-mesfushori i Barcelonës shton: “Edhe një sezon do të luaj, kjo është e sigurtë. Në dhjetor do të vendos. Nëse do të jem shumë mirë, si tani, do të jem në fushë deri verën e ardhshme”.

Related posts

U GËZUAN TË GJITHË/ LEGJENDA E MILANIT i uron mirëseardhjen MALDINIT: Historia vazhdon…

Isa.Autor

NUK BËN PJESË TEK LISTA/ Goditje e rëndë për Holandën, COVID-19 lë jashtë Europianit titullarin…

Delo.autor

ERDHI ME BUJË TË MADHE Ë VERË/ Mediat gjermane tallen më sulmuesin e Manchester United

Delo.autor

Leave a Comment