Futboll Kategoria Superiore Sport

SFIDA NDAJ PARTIZANIT/ Lajm i keq për Egnatian, titullari i padiskutueshëm përfundon sezonin

Egnatia vijon përgatitjet për ndeshjen ndaj Partizanit, që do të zhvillohet të dielën në orën 13:45 në stadiumin e Rrogozhinës.

Një lajm i mirë për trajnerin Zekirija Ramadani është fakti se mesfushori ganez, Agbekpornu, si dhe sulmuesi brazilian, Pedro, janë riaftësuar plotësisht prej dëmtimeve dhe tashmë po stërviten normalisht me grupin.

Mirëpo, një lajm i keq vjen për mesfushorin Bruno Telushi.

Dëmtimi në gju në fillim të dhjetorit ka bërë që vlonjati të mos e shmangë dot operacionin.

Stafi mjekësor i skuadrës rrogozhinase konfirmoi për “Panorama Sport” se sezoni mund të quhet deri diku i mbyllur për Telushin.

Operacioni pritet të bëhet në ditët në vijim.

Related posts

I JASHTËZAKONSHËM/ RONALDO, golashënuesi më i mirë i Juventusit në 60 vite

Isa.Autor

TRIUMFOI NË LOJRAT OLIMPIKE/ Ja momenti Kosova nderohet për arritjen historike të Majlinda Kelmendit (VIDEO)

Delo.autor

GOLEADORI SERB/ REALI interesohet për “FALCAON” që po “tërbon” Bundesligën

Isa.Autor

Leave a Comment