Futboll Sport

SUPERLIGA/ Kukësi, Tirana e Teuta kërkojnë fitoren e parë sezonale për të ndjekur kryesuesit

Kukësi dhe Tirana, dy nga skuadrat që e nisën sezonin me stofin e pretendentit për titullin kampion, kanë zhgënjyer në dy takimet e para të Kategorisë Superiore, teksa kanë marrë vetëm nga një pikë.

Sot në orën 16:45, të dy skuadrat do të ndeshen në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, në një takim ku çdo njëri prej ekipeve do të kërkojë fitoren e parë sezonale, për të punuar më pas në qetësi, gjatë periudhës së ndërprerjes.

Si Kukësi, ashtu edhe Tirana, kanë pësuar ndryshime të shumta në organikë, gjatë kësaj vere, duke afruar shumë lojtarë dhe ende trajnerët respektivë nuk kanë arritur të krijojnë formacionin bazë, për të përballuar sezonin.

Gjithsesi, për vetë ambiciet e ekipeve, por edhe mënyrën e lojës që praktikojnë, në Shkodër pritet të ofrohet një 90-minutësh spektakolar, me gola e emocione.

Po në të njëjtin ekran, por këtë herë në orën 19:45, regjia do të lidhet me stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit, ku Teuta e Bledi Shkëmbit do të presë në shtëpi Kamzën. Edhe durrsakët nuk e kanë provuar ende shijen e fitores në këtë sezon, ndonëse kanë zhvilluar dy takime mjaft të mira ndaj Flamurtarit dhe Tiranës, por kanë gabuar në finalizim.

Pas dy barazimeve pa gola, për skuadrën e Shkëmbit duket se ka ardhur momenti që të shënojë dhe të marrë pikët e para, përballë një kundërshtari si Kamza e Bledar Devollit, që po mundohet të aplikojë një futboll modern, me presing të lartë dhe të vazhdueshëm.

Aktualisht Kamza ka 3 pikë në renditje, të marra në triumfin ndaj Tiranës, ndërsa regjistron edhe një humbje, atë të javës së kaluar ndaj Partizanit.

Related posts

BAYERN NXJERR NË SHITJE MBROJTËSIN ALABA/ Trajneri Guardiola i habit të gjithë me vendimin e tij

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Granada-Barcelona. Rezultati 1-0

Delo.autor

MERKATO E JANARIT/ Trajneri Pirlo gjen dhe sulmuesin e ri, Juventus do lojtarin e Serie A…

Delo.autor

Leave a Comment