Ndonëse nga Skënderbeu janë larguar një sërë lojtarësh të njohur që sezonet e fundit kanë qenë dhe shtyllat ekipit në sukseset e njëpasnjëshme brenda dhe jashtë vendit, korçarët vazhdojnë të kenë një skuadër relativisht të shtrenjtë.
Dy lojtarët më të vlefshëm tek kampionët për momentin janë Dejvi Bregu dhe Fidan Aliti me nga 475 mijë Euro secili vlerë aktuale në treg. Më pas vijnë Bruno Dita me 400 mijë Euro, Bakari Nimaga me 300 mijë Euro dhe Kristi Vangjeli me 275 mijë Euro. Lojtari më i lirë në kontigjentin bardhekuq është Xhefri Bushi, kartoni i të cilit vlerësohet vetëm 25 mijë Euro.
Më poshtë keni dhe listën e plotë të të gjithë lojtarëve aktualë të Skënderbeut dhe vlerën e tyre përkatëse në treg.
1.Fidan Aliti 475 mijë euro
2.Dejvi Bregu 475 mijë euro
3.Bruno Dita 400 mijë euro
4.Bakari Nimaga 300 mijë euro
5.Kristi Vangjeli 275 mijë euro
6.Ardit Hoxhaj 250 mijë euro
7.Gjergji Muzaka 225 mijë euro
8.Marko Radas 225 mijë euro
9.Bruno Lulaj 200 mijë euro
10.Nazmi Gripshi 200 mijë euro
11.Emiljano Vila 175 mijë euro
12.Aldo Teqja 150 mijë euro
13.Blerim Krasniqi 125 mijë euro
14.Paolo Ivani 125 mijë euro
15.Beniam Demte 125 mijë euro
16.Jorgo Pëllumbi 125 mijë euro
17.Leonit Abazi 100 mijë euro
18.Uerdi Mara 75 mijë euro
19.Marjo Dajsinani 50 mijë euro
20.Kaba Sambou 50 mijë euro
21.Anteo Osmanllari 25 mijë euro
22.Xhefri Bushi 25 mijë euro
23.Oto Xhon (nuk ka çmim)
24.Zenel Gavazaj (nuk ka çmim)
25.Muhammad El-Kayed (nuk ka çmim)
26.Robinho Mota (nuk ka çmim)