Futboll Sport

Emri më i lakuar për sulmin, Partizani në negociata me “BOMBERIN” shkodran

Emri më i lakuar për sulmin e skuadrës së Partizanit ditët e fundit është ai i Rubin Hebajt. Kartonin e shkodranit e ka në pronësi skuadra e sllovene e Domzhales, me të cilën kryeqytetasit janë duke negociuar. Edhe pse është folur se në parim ka pasur një marrëveshje për kalimin e lojtarit, ende nuk ka asgjë konkrete për sa i përket firmosjes së kontratës.

Në rast se transferimi kryhet, shkodrani do të luajë për një vit në formë huazimi te “demat” dhe klubi më pas do të ketë të drejtën e parablerjes së kartonit. Trajneri Gega ka dhënë miratimin e tij për futbollistin dhe tashmë pritet vetëm konkretizimi i marrëveshjes mes palëve.

Related posts

RONALDO U BLE MË PAK/ Presidenti i Napolit cakton çmimin STRATOSFERIK për Koulibaly

Isa.Autor

TRAGJEDI NË FUTBOLLIN SHQIPTAR/ Ndahet nga jeta në moshën 22-vjeçare sulmuesi i Elbasanit, Fatjon Bunjaku

F.autor

NGA CHAMPIONSI TEK VELLOJA/ Eva Murati shkëlqen edhe si… nuse (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment