Futboll Premier League Sport

NUK BINDI ME DORTMUNDIN/ Andre Schurrle pranë rikthimit në Premier League

Borussia Dortmund ka konfirmuar se Andre Schurrle pritet të largohet nga klubi dhe është i lirë të negociojë me një klub tjetër.

Schurrle nuk ka marrë pjesë në miqësoren e së premtes ndaj Manchester City dhe pritet të largohet gjatë merkatos së verës.

Klubi ka konfirmuar se ish-lojtari i Chelsea-t është duke biseduar me një klub tjetër, por ka refuzuar të zbulojë emrin. Klubi që e kërkon thuhet të jetë nga Premier League angleze.

“Patjetër që nuk mund t’ju themi se me cilin klub po bisedon,” shprehet një zëdhënës i klubit gjerman. “Ai është i lirë të flasë me një klub tjetër.”

Related posts

Sulmuesi polak i Napolit relaksohet në Greqi me të fejuarën (FOTO)

Isa.Autor

Nis pjesa e dytë, Brazili për të ruajtuar avantazhin

Sadik.Autor

Allegri: Kampionati nuk është mbyllur akoma

Q.Autor

Leave a Comment