Futboll Seria A Sport

Arrihet marrëveshja/ Ja cili do të jetë drejtori i ri sportiv i Milanit…

Rikthimi i Leonardo te Milan është vetëm një hap larg. Ish-futbollisti brazilian ka gjetur marrëveshjen me drejtuesit e ri të klubit kuqezi dhe do të jetë përgjegjësi i sektorit teknik, kësisoj do të jetë supervizori i disa fushave, përfshi edhe atë të drejtorit sportiv, që është ende Mirabelli

Leonardo ka luajtur 124 ndeshje me Milan dha ka shënuar 30 gola. Në pesë sezone ai ka fituar dy trofe, një kampionat dhe një Kupë të Italisë.

Ai ka qenë edhe trajner i Milan për një sezon, duke u renditur në vendin e tretë të Serie A, ndërsa në Champions League nuk shkoi përtej 1/8-ve të finaleve.

Leonardo ka qenë edhe trajner i Inter, ndërsa për pesë vite ka qenë drejtori sportiv i Paris SG. Braziliani, që ka mbaruar shkollën e lartë për inxhinieri, flet pesë gjuhë të huaja…

Related posts

SHKARKOHET DY HERË BRENDA VITIT/ Klubi i Premier League jep fund marrëveshjes me trajnerin

Isa.Autor

LAJM I KEQ PËR YLLIN MILIK/ Rezulton sërish pozitiv me koronavirus, ndjenjë frike për sulmuesin e Lazios

Delo.autor

E BUJSHME/ Klubi historik francez zbritet në kategorinë e dytë për probleme financiare

Delo.autor

Leave a Comment