Futboll Sport

MERR FUND DILEMA/ Shoku i ekipit zbulon të ardhmen e Golovin

Aleksandr Golovin mesa duket do të shkojë te Chelsea, të paktën sipas shokut të tij të ekipit te CSKA e Moskës Sergey Chepchugov. Lojtari i përfaqësueses ruse është përfolur për një kalim në disa klube të mëdha europiane pas një paraqitjeje fantastike në Kupën e Botës.

22-vjeçari thuhet se do t’i bashkohet Chelsea-t të Maurizio Sarri-t, i cili që tani ka filluar të përforcojë mesin e fushës me blerjen e Jorginhos.

Dhe mesa duket edhe Golovin është drejt Stamford Bridge, me Chepchugov që i ka uruar fat të mbarë mikut të tij në mediat sociale.

Portieri ka uruar Golovin, por nuk dihet nëse duhet të merret për bazë postimi i tij në rrjetet sociale, teksa Tuttosport ka deklaruar se edhe Monaco është interesuar për fantazistin.

Related posts

COSTA godet RAMOSIN në kokë, reagimet e tifozëve të Liverpulit janë për kornizë (FOTO)

Isa.Autor

GATI PËR NISJEN E SUPERLIGËS/ Armando Duka flet për Skënderbeun, stadiumin e ri dhe ndryshimet ligjore

F.autor

E BUJSHME/ Goditje e fortë për Latifin, trajneri i vë kusht klubit

Sadik.Autor

Leave a Comment