Futboll Sport

DO NDËRTOJNË EKIP “BIO”/ Skuadra e Kategorisë së Parë mbyll bashkëpunimin me 4 lojtarë

Merr formë plani për të ndërtuar një Besëlidhje “bio”. Ajo që paralajmëroi trajneri Alban Bruka, po ekzekutohet dita-ditës. Gazeta “Panorama Sport” mëson ekskluzivisht se nga Lezha janë larguar 4 futbollistë serbë.

selidhja
Mesfushorët Milan Gjorgjeviç, David Angjelkoviç, Marko Milovanoviç dhe sulmuesi Nikolla Milanoviç nuk do të jenë pjesë e ekipit për sezonin 2021-2022. Për të parin “divorci” vjen pas gati 9 vitesh, ndërsa kujtojmë që shkëputjet i ka pasur të shkurta gjatë de- kadës së fundit.

Ndërsa tre të tjerët kanë ardhur për llogari të merkatos së janarit, duke zëvendësuar tre bashkëkombësit e tyre që ikën (konkretisht portierin Vukashinoviç dhe vëllezërit Dimitrie dhe Milan Çokiç). Megjithatë, ata kurrë nuk e bënë diferencën me të tjerët dhe për rrjedhojë marrëveshjet janë mbyllur këtu dhe nuk ka më mundësi rinovimi.

PLANI – Në klub do të ndryshojnë kurs, pasi nuk realizuan dot misionin as kampionatin e fundit. Edhe pse e nisën me pretendime të mëdha, në fund nuk kapën dot as zonën “play off”. Rënia nuk u diskutua ndoshta kurrë, por lezhjanët nuk krenohen assesi me këtë ecuri. Në këto kushte, drejtuesit janë mobilizuar për të ndërtuar një ekip ku dominon produkti vendës dhe mbi të gjitha cilësia.

LEZHJANËT – Zyrtarisht vetëm Alban Bruka është konfirmuar si trajner për sezonin e ardhshëm, ndërsa lojtarët janë të gjithë në pritje. Edhe mes lezhjanëve që u ka skaduar kontrata, ka nga ata që nuk e dinë nëse do t’u ofrohet rinovimi apo do të mbeten jashtë planeve. Kjo do të varet nga rrjedha që do të marrin bisedimet me presidentin Gjok Noka. Por, sido që të shkojnë punët gjatë merkatos, një gjë nuk do të ndryshojë, objektivi që do të jetë i njëjtë si në trembëdhjetë sezonet e shkuara: ngjitja në Kategorinë Superiore.

Related posts

AKUZON JUVENTUSIN/ Gazetari italian: “Zonja e Vjetër” kontrollon VAR-in, kjo për arsyen…

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Formula 1 humbet një garë prej Covid-19, anullohet gara e Vietnamit

Delo.autor

E PABESUESHME/ Shikoni se çfarë bën me Olimpiacos shqiptari që ka zgjedhur Greqinë (VIDEO)

Delo.autor