Futboll Sport

Spalletti veçon dy lojtarë nga ndeshja me Zenit-in

Luciano Spalletti ka komentuar miqësoren e luajtur nga Inter kundër Zenit-it.

“Sipas mendimit tim kemi luajtur më mirë se herën e fundit, si në nivelin fizik, edhe atë taktik. Skuadra ka qenë më e bashkuar. Puna është bërë në mënyrë korrekte”, ka thënë trajneri zikaltër për Inter TV.

“Asamoah? Ka humbur pak distancat, tek Juventus ka luajtur shumë si mesfushor. Ka luajtur shumë mirë dhe, mbi të gjitha, kam parë një Dalbert më të qetë gjatë gjithë ndeshjes”.

“Reagimi pas golave? Më shumë se një reagim duhet të jetë një mentalitet, ne duhet të kërkojmë të shënojmë pavarësisht nga rezultati”, ka përfunduar Spalletti.

Related posts

SFIDA NDAJ GJERMANISË PËR “EURO 2020″/ Trajneri Santos: Shpresoj që tifozët të motivojnë jo vetëm CR7, por…

Delo.autor

ZBULOHEN PRAPASKENAT/ Liverpool refuzon dy oferta për mesfushorin Shaqiri, ja asyeja

Delo.autor

Fiorentina-Juventus, “Zonja” kërkon kreun në fushën e rivalëve të përjetshëm

Q.Autor

Leave a Comment