Boks Sport

Rivali turk nuk e “kapërdin” humbjen, KETA i plotëson dëshirën kundërshtarit

Boksieri shqiptar Ferit Keta do të përballet sërish me rivalin turk Fatih Mehmet Karakus në 8 dhjetor në Mynih të Gjermanisë në disiplinën e kickboxit. Keta ia plotësoi dëshirën rivalit Karakus, i cili prej kohësh i bënte presion për t’u përballur sërish midis tyre.

Keta i është përgjigjur Karakusit duke deklaruar se do të rishihen pas një muaji në Gjermani.

“Sigurisht që nuk mund të rrija pa e pranuar këtë sfidë, pasi sportisti turk Karakus bëri shumë provokime ndaj meje. Unë dua të nderoj egon time sportive dhe të gjithë shqiptarët, data 8 dhjetor do të tregojë gjithçka”, u shpreh 29-vjeçari.

Sfida do të vijë 3 muaj pas përballjes së parë në Dibër të Madhe, kur Keta mposhti me KO në raundin e katërt Karakusin. Këtë herë beteja do të jetë më emocionuese pasi të dy janë zotërues të titujve madhorë të Europës dhe botës (përkatësisht Keta ka titullin europian, kurse Karakus ka dy tituj botërorë), por ndryshe nga përballja e parë, sfida e 8 dhjetorit do të zhvillohet në disiplinën e kickboxit.

Related posts

QENKA “FOTOKOPJE”/ Zbulohet “sozia” e IBRËS, por ai është një basketbollist I PANJOHUR (FOTO)

Isa.Autor

RONALDO KUALIFIKOI JUVENTUSIN/ Georgina nuk ndal dot lotët! (FOTO)

F.autor

ZYRTARE/ Humbje në kampionat dhe në vështirësi, klubi i Serisë A i thotë “mirupafshim” trajnerit

Delo.autor

Leave a Comment