Futboll Sport

Uzuni, gati shitja te Lokomotiv Zagreb për 200 mijë euro

Myrto Uzuni pritet të shitet në Kroaci për 200 mijë euro. “Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht se drejtuesit e klubit të Superligës kroate, Lokomotiv Zagreb, janë takuar me presidentin Pashk Laska dhe kanë arritur një akord. Tashmë mbetet vetëm konkretizimi i marrëveshjes, me drejtuesit që kanë rënë dakord edhe për shifrën që do të derdhet në arkat e Laçit.

Presidenti Laska pagoi një vit më parë 20 mijë euro për blerjen e kartonit të Uzunit tek Apolonia, ndërsa tashmë synon ta shesë për jo më pak se 200 mijë euro. Mes disa interesimeve, duket se drejtuesit e Lokomotivës kanë qenë më insistues dhe kanë arritur të bindin kreun e klubit kurbinas. Oferta e tyre është zyrtare tashmë dhe vetëm në rast të ndonjë surprize marrëveshja mund të dështojë.

Related posts

Mourinho komenton transferimin e Ronaldos te Juventusi: Tani Kampionati do të bëhet më…

Sadik.Autor

E PAZAKONTË/ Gazetari i njohur raporton LIVE, TELUSHI i HIDHET në QAFË dhe e…(VIDEO)

Isa.Autor

COVID-19/ Qeveria italiane merr aktin ekstrem, në stadium do të lejohet hyrja vetëm e…

Delo.autor

Leave a Comment