Futboll La Liga

Barcelona 307 milionë euro në gjashtë muaj për pesë lojtarë, Neymar ‘ëngjëll dhe djall’ (FOTO)

Para pesë muajsh Paris Saint-Germain e bleu Neymar nga Barcelona, duke e paguar shifrën e 222 milionë eurove.

Por që nga ajo kohë Barcelona ka harxhuar mbi 300 milionë euro dhe kjo për herë të parë në histori.

Shumë mund të rritet pasi çmimet e Coutinhos dhe Dembeles, mund të shkojnë në 160 milionë euro, respektivisht 145 milionë euro, ndërsa për Semedon, mund të shtohet edhe një 5 milionë euro.

Klubi ka pasur luksin të blejë lojtarë me këto shifra pasi që ka pranuar një çek prej 222 milionë euro nga PSG.

Barca në buxhet kishte futur 198 milionë euro, ndërsa 24 milionë euro janë përdorur për gjëra tjera.

Duke i parë këto shifra, Barcelona nga buxheti i saj ka harxhuar rreth 114 milionë euro, shumë që ishte bërë gati të harxhohet edhe nëse nuk do të ishte shitur Neymar.

Kjo ka sjellë sukses, pasi këtë vit Barcelona e kaloi grupin në Ligën e Kampionëve si lider, ndërsa në Kupën e Mbretit është ende në garë.

Sa i përket kampionatit spanjoll, pothuajse tashmë është mbyllur, pasi është nëntë  pikë para të tjerëve.

Related posts

LIVERPOOL TRONDIT CHELSEA NË 4 MINUTA/ Sadio Mane protagonist, portieri Kepa “amator” (VIDEO)

Delo.autor

PËRPLASJA E FRIKSHME ME TABELAT E REKLAMAVE/ Futbollisti i Bylisit dërgohet me ambulancë në spital (VIDEO)

Delo.autor

FITORJA NDAJ BETIS/ Zidane kapet me kritikët: Penalltia? E tillë ishte, ka gjyqtar dhe VAR

Delo.autor

Leave a Comment