Futboll Sport

Barcelona e bën ofertën e 5-të dhe më të lartën për yllin e Chelseat

Barcelona e ka bërë ofertën e pestë dhe më të lartën deri më tani për anësorin e Chelseat, brazilianin Willian, raporton Daily Mail.
Klubi katalonas ka vendosur përfundimisht ta sjellë Willianin në “Camp Nou”. Sipas lajmeve të fundit nga Daily Mail – mediumit të afërt me agjentin e lojtarit, Pini Zahavi – oferta e Barçës është rritur në 72 milionë euro dhe tani Chelsea ka nisur ta mendojë seriozisht shitjen e tij, transmeton Gazeta Express.

Politika e klubit londinez ka ndryshuar në vitet e fundit. Pronari rus Roman Abramovich nuk ngurron më t’i shesë futbollistët pranë të tridhjetave të tyre (si rasti i Matic) dhe t’i zëvendësojë ata me lojtarë më të rinj (si rasti i Bakayoko), që mund të përkthehet në investime në të ardhmen.

Willian do t’i mbushë 30 vjet më 9 gusht dhe edhe pse është në gjendje shumë të mirë fizike, veçoritë e tij kryesore janë shpejtësia dhe fuqia.

Paraqitja mbresëlënëse të tij në ndeshjen e parë të 1/8 së finales mes Chelseat dhe Barcelonës i ka mahnitur drejtuesit e gjigantit spanjoll. Atë natë, në “Stamford Bridge”, Willian e qëlloi dy herë shtyllën e portës së Barçës dhe më pas e shënoi një gol të jashtëzakonshëm nga largësia.

 

 

Related posts

BROJA I PAFAT/ I anulohet një gol dhe pastaj godet shtyllën ndaj Manchester City-t (VIDEO)

Delo.autor

Takimi konsiprativ i PSG, ku mungoi trajneri Emery

Q.Autor

“DERBI I MADONINËS”/ E konfirmuar, Milan humbet lojtarin kryesor për super sfidën ndaj “Zikaltërve”

Delo.autor

Leave a Comment