Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ Sulmuesi i Milanit i ofrohet Napolit; Edinson Cavani është një…

Ana e djathtë e mbrojtjes është prioriteti për të zëvendësuar lamtumirën e Maggio, por te Napoli pritshmëritë janë të gjitha për një sulmues të mundshëm. Edhe nëse ëndrra e popullit napoletan mbetet Edinson Cavani, duket se kjo pistë është e destinuar të mbetet kështu.

“Unë mendoj se PSG e vlerëson pothuajse 60 milionë euro, kur unë ia kam shitur për 63 milionë. Kurrë nuk do të lejoj që parizienët të rimarrin thuajse atë shumë tani”. Këto janë fjalët e Aurelio De Laurentiis, i cili duke folur për “Kiss Kiss Napoli” nuk bëri asgjë për pritshmëritë e tifozëve, duke preferuar një “banjë të shëndetshme” për ta.

Sidoqoftë, diçka në sulm mund të ndodhë, edhe pse, së pari, Ancelotti duhet të vlerësojë me kujdes gjendjen fizike të Milik. Emrat alternativë nuk mungojnë: nga Rodrigo, lojtari i Valencias, i përkufizuar si “një profil i bukur” nga De Laurentiis, deri te… André Silva.

Sipas edicionit të sotëm të “Corriere dello Sport”, portugezi i Milanit, mbas sezonit të parë italian shumë më poshtë pritshmërive të përgjithshme, i është ofruar Napolit. Ish-sulmuesi i Portos është një profil, që pëlqehet nga Giuntoli, edhe nëse nuk ka negociata mes dy klubeve. Gjithashtu, anglezët e Wolverhampton, siç dihet, janë në garë.

Related posts

Draxler për trajnerin e ri të PSG: Disa e duan, disa jo

Sadik.Autor

Anthony Martial transferohet në Bundesligë

Sadik.Autor

SHKËLQEJNË EDHE JASHTË FUSHAVE TË BLERTA/ “Yjet” e Barcelonës fitojnë 500 mijë euro në poker (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment