Futboll Seria A Sport

MUNGON ME KOMBËTAREN, POR ËSHTË NË STOL ME ATALANTËN/ Gasperini: Gjimshiti është ende në rrezik

Berat Gjimshiti do të jetë një nga mungesat e mëdha të përfaqësueses shqiptare të futbollit për ndeshjet e nëntorit ndaj Anglisë dhe Andorrës. Lojtari është kthyer në stërvitje me një fashaturë mbrojtëse dhe ka filluar të aktivizohet me klubin, siç ndodh në mesjavë në Ligën e Kampioneve.

Trajneri Reja me sa duket ka vendosur që të mos e rrezikojë lojtarin, i cili edhe sot ishte në stol në ndeshjen e kampionatit të Atalantës. Pikërisht para fillimit të ndeshjes me Kaljarin, trajneri i bergamaskëve, Xhiampiero Gasperini, ka folur për mbrojtësin shqiptar dhe situatën e tij.

“Kemi rikuperuar Pesinën dhe Gjimshitin, të cilët janë në pankinë, por janë ende në rrezik. Gjimshiti ka luajtur një pjesë loje, por pas pushimit për kombëtaret do të jemi në rregull”, tha tekniku italian.

Related posts

LOJTARI I KOMBËTARES I PEZULLUAR/ Mungon në ndeshjen e Serie A

F.autor

KRIZA PREJ COVID-19/ Përçahet Barçelona. Messi dhe gjashtë të tjerë dalin kundër

Delo.autor

Gjoka: Ishim pranë fitores, por barazimi na kënaq

Sadik.Autor

Leave a Comment