Futboll Sport

E RËNDË/ Portieri argjentinas MASAKROHET me THIKË, ARRESTOHET sulmuesi 

Facundo Espíndola ka qenë pjesë e skuadrave të moshave të River Plate dhe mundi të luante me skuadrën e parë të Almargos. Por më tepër se sa për arritjet sportive, portieri 25-vjeçar do të mbahet mend për faktin që u vra me thikë në mes të rrugës.

Për ngjarjen janë arrestuar dy persona, njër prej të cilëve tjetër futbollist. Bëhet fjalë për sulmuesin e San Telmos, Nahuel Ovideo, i cili është përfshirë në një sherr me portierin në rrugët e Hutlingham, një qytezë në periferi të Buenos Aires.

Pasi palët shëkmbyen fillimisht grushte, një prej personave nxjerr thikën dhe e godet në gjoks Espíndolan, i cili vdes praktikisht në vend. Oviedo u ndalua nga policia bashkë me një mikun e tij paraguajan ndërsa udhëtonin me një makin tip Peugeot 308 të bardhë, e cila kishte njolla të dukshme gjaku. Disa orë më vonë u gjend edhe arma e krimit.

Arsyet e sherrit nuk janë bërë ende të ditura dhe dyshohet që dy futbollistët as nuk njiheshin me njëri-tjetrin. 28-vjeçari Oviedo sapo ishte rikthyer të luante pasi kishte këputur ligamentet dhe ka pasur probleme edhe më parë me drejtësinë pasi në vitin 2011 u dënua me tre vjet burg për një grabitje.

Related posts

“Ne gjithmonë përfundojm duke shkelmuar njëri-tjetrin.”

Q.Autor

FORMULA 1/ Vettel i lumtur: Makina bënte gjithçka që unë dëshiroja

Sadik.Autor

ZYRTARE/ Kukësi gjen bomberin e shumëkërkuar, arrin marrëveshjen me sulmuesin…

Delo.autor

Leave a Comment