Futboll Sport

Partizani humb 250 mijë Euro, ekipi i njohur tërhiqet nga blerja e Jurgen Bardhit

Jurgen Bardhi ka humbur një shanc mjaft të mirë për t’u transferuar jashtë vendit, pas interesimit të Lokomotivës së Zagrebit për të.

Kroatët kishin bërë një ofertë zyrtare prej 250 mijë Euro për talentin e të “kuqve”, por agjentët mbetën të zhgënjyer nga paraqitja e tij në dy ndeshjet ndaj Mariborit duke u tërhequr kështu nga blerja e tij.

Në këtë mënyrë edhe vetë klubi i Partizanit ka humbur një mundësi të artë për të arkëtuar një shumë të konsiderueshme në llogarinë e tij, me Bardhin që cilësohej gjerësisht si një nga elementët më premtues të kryeqytetasve për të ardhmen edhe në aspektin e merkatos.

 

Related posts

I JASHTËZAKONSHËM/ Realizon një super gol, Calhanoglu shfryn inatin ndaj Lecces (VIDEO)

Delo.autor

“LAZIO DO TË PËRFORCOHET GRADUALISHT”/ Igli Tare: Prezantimi i Sarrit? Do të flas me presidentin dhe…

Delo.autor

U AFRUA NË MERAKTON E VERËS/ Por nuk po gjen minuta tek Napoli, Rrahmanit i vjen mundësia e artë

Delo.autor

Leave a Comment