Futboll Sport

Shkëndija godet sërish, pas Micit merr një tjetër ish-lojtar të Skënderbeut (FOTO)

Shkëndija e Tetovës ka zyrtarizuar ditën e sotme rikthimin në ekip të futbollistit Valmir Nafiu. 24-vjeçari i rritur pikërisht tek tetovarët u largua nga kuqezinjtë në vitin 2012 për të nisur një vargë eksperiencash në disa ekipe të huaja duke përfshirë Bazelin, Hamburgun dhe APOEL Nikosia.

Nafiu u aktivizua për pak kohë edhe tek Skënderbeu në gjysmën e parë të vitit 2016, për t’u larguar më pas sërish drejt Maqedonisë. Ai ka luajtur dhe disa ndeshje me kombëtaren U-21 të Maqedonisë.

Related posts

Depay shënon nga penalltia në mënyrë interesante (VIDEO)

Isa.Autor

Arsenal merr frymë lirisht, UEFA “fal” Danny Welbeck…

Sadik.Autor

Ish-presidenti sulmon sheikun e PSG-së: Futbolli nuk është çështje nafte

Q.Autor

Leave a Comment