Futboll Seria A Sport

Ancelotti promovon Hysajn në dy role: Lojtar cilësor dhe inteligjent

Pas “pokerit” në Gozzano, Napoli, gjithashtu, bindi në ndeshjen e dytë miqësore. Dhe trajneri Carlo Ancelotti nuk mungon së vlerësuari grupin, të cilin e drejton që nga fillimi i korrikut. Tekniku “emilian”, duke folur për “Sky”, tha se ishte i kënaqur me atë që pa në në Trento: “Është një grup i mirë, më pëlqen, më bën të punoj pa sforcime. Dhe kur është kështu, që keni argëtim dhe ide të tjera të mira, rezultatet pozitive mund të vijnë.

Napoli është një ekip që ka cilësi, nuk e zbulova me siguri sonte. Kjo ishte një ndeshje me indikacione të mira. Ekipi i bën gjërat e duhura me një frymë të mirë. Ndonjëherë ka një tendencë për t’i nënvlerësuar këto angazhime, por unë shoh se ky është një grup i shëndetshëm edhe në aspektin psikologjik”.

Ancelotti është duke u përpjekur për alternativa në role të ndryshme: “Allan mund të luajë si anësor i jashtëm, ashtu si Hysaj, që mund të luajë në të majtë. Të dy janë lojtarë të cilësisë dhe inteligjentë, që mund të përshtaten pa asnjë problem. Insigne mund të bëjë “9” fals, edhe pse me të vërtetë i pëlqen loja e tij midis linjave”.

Related posts

NUK PRET ZYRTARIZIMIN/ Messi vishet me ngjyrat e PSG, momenti kur largohet nga spitali me maskën klubit (FOTO)

Delo.autor

PAS DERBIT TË ITALISË/ Wanda Nara provokon sërish interistët, vishet në “Tiki Taka”… (FOTO)

Delo.autor

“Ai di vetëm të kruajë hundën”, tifozët masakrojnë Lëvin (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment