Futboll Sport

Nebil Fekir bëhet çështje në Francë, presidenti i Lyon nuk e lëshon për asnjë çmim

Nebil Fekir po shndërrohet avash-avash në një çështje tek Lyon, me francezin që po vijon të kërkohet nga shumë klube Europiane, ku në listë tashmë është shtuar dhe Real Madrid.

25-vjeçari tashmë kampion Bote me Francën është prej kohësh i “shigjetuar” nga Liverpul, me anglezët që i vajtën shumë pranë transferimit të tij deri në momentin kur presidenti i klubit francez të deklaronte tërheqjen nga marrëveshja.

Është pikërisht numri një i Lyon Jean-Michel Aulas që ka ndërhyrë sërish për të sqaruar situatën. “Fekir nuk do të ikë nga klubi, madje do t’i rinovojmë kontratën shumë shpejt”, kanë qenë fjalët e presidentit për të mediat vendase.

Në gjithë këtë situatë enigma më e madhe mbetet dëshira e vetë lojtarit, që sipas miqve të tij të afërt dëshiron një aventurë të re, por duket se drejtuesit nuk janë dakort me këtë gjë.

Related posts

RIKTHIMI I NEYMAR TEK BARCELONA? Ja përgjigja që jep Coutinho

Delo.autor

DUAN TITULLIN/ Shterpësia e Moratës kthehet në çështje, Sarri gati t’i tregojë vendin…

Isa.Autor

INTER-JUVENTUS/ Derbi i Italisë, ja pesë trajnerët më të suksesshëm që drejtuan dy klubet

Delo.autor

Leave a Comment