Futboll Premier League Sport

E BUJSHME/ Mourinho kërkon dy yje të Realit në këmbim të një 22-vjeçari

Jose Mourinho ka dy dëshira të mëdha në këtë merkato, që e lidhin me Real Madrid. Bëhet fjalë pikërisht për dy yjet e galaktikëve, gjermanin Toni Kroos dhe kampionin e botës me Francës, Varane. Ky i fundit ka qenë një nga lojtarët e preferuar të teknikut portugez gjithmonë ndërsa Kroos shihet si lideri i ri i mesfushës së Manchester United. Dy emra kyç te Reali për të cilët Mou është i gatshëm që të përfshijë: Anthony Martial.

Sulmuesi francez i “Djajve të kuq” është plani më i mirë për Hazardin (nëse nënshkruan me “Los Blancos). 22-vjeçari përshtatet me skemën e trajnerit Lopetegui dhe është i preferuar nga presidenti Florentino Perez për shkak se është i ri dhe premtues. Mirëpo, pavarësisht se Mourinho ia ka aprovuar dëshirën e largimit Martial, nuk do ta lërë të largohet pa marrë përfitimet nga shitja e kartonit të tij. Ditën e sotme në mediat britanike thuhej se drejtuesit e United ia kanë bërë të ditur teknikut portugez se nuk mund ta lërë lojtarin e lirë.

Ekipet që dëshirojnë të marrin shërbimet e tij duhet të paguajnë 80 milionë euro, përndryshe lojtari do të qëndrojë në “Old Trafford”, pavarësisht se në miqësoren e djeshme ndaj San Jose Earthquake ishte tepër dobët. Por, mbetet të shohim nëse do të mund të realizojë dëshirën e tij për t’u larguar nga Manchester dhe nëse trajneri luzitan do të afrojë Varane me Kroos, që natyrisht do të jetë tepër vështirë. Për Martial kanë shfaqur interes Chelsea, Juventus dhe Dortmund.

Related posts

NGA MAKTHI TURK TEK NOSTALGJIA ITALIANE/ Ujkani këshillon Milanin: Të arrijë akordin me Zhegrovën, cilësi të…

Delo.autor

SHQETËSON FANSAT/ Ul pantallonat dhe kërcen, por nuk flet dot (VIDEO)

Delo.autor

Cavani në dyshim ndaj Francës/ Suarez “shpërfill” shokun e skuadrës duke thënë se…

Isa.Autor

Leave a Comment