Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ Pogba do Juventusin, ka informuar Man United se do të largohet

Është efekti i Cristiano Ronaldo-s. Ka lojtarë që duan të kthehen tek Juventus dhe të luajnë me yllin portugez. Bëhet fjalë për Paul Pogba, kampioni i freskët i botës me Francën në botërorin e fundit, i cili ka dëshirë të kthehet në Torino pas dy viteve te Manchester United.

Dy vite shumë të trishto, sipas “Marca”-s, që ka folur për një projekt të bardhezinjve për ta rimarrë francezin. Sipas spanjolles, Pogba e konsideron atë të Juventus, projektin më interesant dhe ka vënë në lëvizje menaxherin e tij, Mino Raiola, që të bëjë të mundur operacionin.

Lojtari, nëpërmjet menaxherit, mësohet t’i ketë thënë drejtuesve të United se ka dëshirë të largohet. Por ka një problem: 114 milionë eurot e shpenzuara nga klubi anglez për ta marrë dy vite më parë, sepse “Djajtë e Kuq” nuk kanë ndërmend të bëjnë ulje.

Related posts

KUPA E AMERIKËS/ Humbja e Argjentinës, shihni golat e Kolumbisë (VIDEO)

Delo.autor

“JUVENTUS NUK VDES KURRË”/ Pjanic “skanon” Serinë A: Në garën për titull është edhe…

Delo.autor

“KALOVA NJË VERË TË TMERRSHME…”/ Rrëfehet Messi: E ndjej që Barcelona…

F.autor

Leave a Comment