Futboll Premier League Sport

Chelsea bën gati ofertën BOMBASTIKE, për të “rrëmbyer” talentin e Juventus

Blutë janë përgatitur që të barazojnë çmimin e kërkuar nga skuadra e Seria A, me qëllim që t’i dhurojnë trajnerit Maurizio Sarri një tjetër ish-futbollist të tijin, për ta mbështetur në Stamford Bridge. Chelsea po përgatitet të bëjë një ofertë për Daniele Rugani, të vlerësuar më shumë se £45 milionë ekuivalent me $59 milionë, pasi Juventus refuzoi ofertën fillestare. Blutë e Londrës bënë një qasje të parë për qendërmbrojtësin këtë muaj, kur përfaqësuesi Fali Ramadani u takua me drejtorin sportive të bardhezinjve, Fabio Paratici në Milano. Kampionët në fuqi të Seria A refuzuan ofertën fillestare prej £36 milionë ($47mln), duke pretenduar edhe £10 mln të tjera për mbrojtësin 23-vjeçar.

Në Londër ekziston vullneti për të barazuar atë kërkesë, nëpërmjet ofertës së radhës, me qëllim që të finalizohet suksesshëm blerja e një prej objektivave kryesorë të kësaj vere. Chelsea është e gatshme t’i ofrojë Ruganit një kontratë me vlerë £4 mln në sezon, për ta bashkuar mbrojtësin me trajnerin Maurizio Sarri. Të dy kanë punuar për dy vite gjatë kohës kur aderonin te Empoli, aty ku futbollisti ishte huazuar nga Juventus. Rugani luajti një rol kryesor në sezonin kur Empoli u ngrit nga Seria B, ndërkohë që sezonin pasardhës luajti si titullar çdo ndeshje në Seria A. Futbollisti që ka regjistruar edhe 7 ndeshje me përfaqësuesen e Italisë ka lënë shumë përshtypje të mira te trajneri Sarri, që tashmë e ka shndërruar atë në prioritetin për të transferuar në “Stamford Bridge”, pasi më parë “rrëmbeu” Jorginho nga ish-ekipi i tij, Napoli.

Related posts

INTER-JUVENTUS/ Conte me “Artileri të rëndë”, Pirlo bën shumë ndryshime (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

“SITUATA E KRIJUAR NGA KORONAVIRUSI NUK NA KA BËRË MIRË”/ Orges Shehi: Ju tregoj dyshimet që kam për Kombëtaren

Delo.autor

Do largohet pas 22 vitesh, Fabregas për Wenger: Tregove dinjitet, ishe si një baba për mua

Sadik.Autor

Leave a Comment