Futboll La Liga Sport

ISHTE LOJTAR “JETIK”/ Valverdes nuk i ka pëlqyer largimi i Paulinhos

Megjithëse ai fitoi dopietën në sezonin e parë te Barcelona, Ernesto Valverde-s akoma nuk i është besuar një rol më i plotë për të udhëhequr ekipin e parë, deri në pikën që klubi largoi Paulinho-n pa pëlqimin e tij.

Trajneri nuk kishte dorë në merkaton e klubit një sezon më parë, dhe mesa duket situata nuk ka ndryshuar as për tjetrin.

Sa për momentin, vendimet merren në zyrat ekzekutive, nga menaxheri i përgjithshëm Pep Segura dhe presidenti Josep Maria Bartomeu.

Me pamundësinë e blerjes së Antoine Griezmann dhe largimit befasues të Paulinho-s, raporti i lojtarëve golashënues ka rënë, dhe kjo është arsyeja pse Valverde po insiston për blerjen e Willian.

Nëse braziliani transferohet nga Chelsea në Camp Nou, shumë mirë, por nëse jo, Valverde duhet të tregojë edhe njëherë se mund të adaptohet.

Related posts

“EURO 2020″/ VAR-i i vjen në ndihmë “Furisë së Kuqe”, ylli Morata ndëshkon Poloninë (VIDEO)

Delo.autor

YOUNG BOYS-TIRANA/ “Bardheblutë” kërkojnë të shkruajnë historinë (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

“MBASE NUK ISHTE…”/ Fabregas deklaron: Henry do të bëhet trajner i madh

Delo.autor

Leave a Comment